Celebrity

Një tjetër sukses! Taylor Swift ka zyrtarisht një status të ri

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2024

Një tjetër sukses! Taylor Swift ka zyrtarisht një status të
FOTO: Getty Images for TAS Rights Management

Zyrtarisht, Taylor Swift është këngëtarja më e pasur në botë! Sipas Forbes, 34-vjeçarja ia ka kaluar Rihanna-s në këtë renditje me një vlerë neto pasurie që llogaritet në 1.6 miliardë dollarë.

Revista financiare theksoi se burim i këtyre të ardhurave për artisten janë nga shitjet e disqeve muzikore dhe koncertet në vende të ndryshme të botës.

Pasuria e yllit të popit përllogaritet në rreth 600 milionë dollarë të fituara nga turnetë, 600 milionë të tjera nga albumet muzikore dhe rreth 125 milionë dollarë të investuara në pasuri të paluajtshme, saktësisht në blerjen e pesë shtëpive në SHBA.

Rihanna, e cila renditet në vend të dytë të listës, pas këngëtares së "Cruel Summer", ka një pasuri që llogaritet në vlerë neto gati 1.4 milionë dollarë, falë sipërmarrjeve të saj.

Një tjetër sukses! Taylor Swift ka zyrtarisht një status të
FOTO: Getty Images for TAS Rights Management

Forbes shtoi se Swift e arriti statusin e miliarderes në tetorin e vitit të kaluar, për shkak të biletave që u shitën në turneun e saj muzikor “Era”, si edhe albumeve muzikore. Turneu “Era” filloi në mars të vitit 2023 dhe është zyrtarisht më i kërkuari në botë, duke fituar më shumë se 1 miliardë dollarë, sipas të njëjtit burim.

Në dhjetor vitit të kaluar, mediat treguan se këngëtarja shiti rreth 4.3 milionë bileta me një çmim mesatar prej 238 dollarë.

Kujtojmë se që nga viti 2020, pasuria neto e Swift vlerësohet në 365 milionë dollarë, që do të thotë se ajo ka grumbulluar rreth 1.2 miliardë dollarë vetëm në katër vitet e fundit.

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Page Six