Shkencë

Çmimi Nobel në Mjekësi: Shkencëtarët vlerësohen për arritjet e tyre në zbulimin e mikroRNA

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2024

Çmimi Nobel në Mjekësi: Shkencëtarët vlerësohen

Shkencëtarët amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2024, për zbulimin e mikroRNA-ve, molekulave të vogla të ARN-së që rregullojnë mënyrën se si kontrollohen gjenet.

MikroRNA ndihmon në kontrollimin e aktivitetit të gjeneve, duke i lejuar qelizat të kryejnë një gamë të gjerë funksionesh në trup. Ato ndihmojnë në kuptimin e arsyes pse, pavarësisht se kanë të njëjtin informacion gjenetik në ADN, qelizat e trupit të njeriut ndryshojnë kaq shumë. 

Komiteti Nobel përshkroi punën e tyre si një "zbulim revolucionar [që] zbuloi një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve, që rezultoi se ishte thelbësor për organizmat shumëqelizorë, duke përfshirë edhe njerëzit".

Çmimi Nobel në Mjekësi: Shkencëtarët vlerësohen

Ambros, 70 vjeç, ishte personi i parë që klonoi mikroRNA në vitin 1993, ndërsa Ruvkun, 72 vjeç, bëri zbulimin e tij në vitin 2000. Ambros, i cili tani është profesor i Shkencave Natyrore në Shkollën e Mjekësisë të universitetit të Massachusetts, gjendej në universitetin e Harvardit në atë periudhë, kur bëri klonimin. Ruvkun, tani profesor i gjenetikës në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ishte pjesë e spitalit të përgjithshëm në Massachusetts. 

"Të gjithë mendonin se problemi kryesor në rregullimin e gjeneve ishte zgjidhur tashmë," tha Olle Kämpe, nënkryetar i Asamblesë së Nobelit.  “Kjo ndryshoi në dekadat e fundit dhe tani studiuesit e dinë që gjenomi njerëzor kodon për më shumë se 1,000 mikroRNA”, vijoi ai.

"Si studiues, ne tani tani kemi mund të kuptojmë shumë më të mirë se si funksionojnë qelizat," tha Kämpe. 

Ende nuk është e qartë se si mund të aplikohet zbulimi i mikroRNA-ve në mjekësi, por ka mundësi të luajë një rol të rëndësishëm për trajtimin për kancerin, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Artikuj të sugjeruar: