Muzika

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund ta fitojë ‘Festivalin e Këngës 2024’

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2024

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund

Lista e konkurrentëve në ‘Festivalin e Këngës’ për vitin 2024 sapo është publikuar, por kjo s’i ka ndalur njerëzit që të ‘shpallin’ fituesen e edicionit të 63-të: Elvana Gjatën.

Sipas komenteve të shumta në postimin e publikuar nga llogaria zyrtare e 'Festivalit të Këngës', një mori njerëzish, edhe pse ende nuk i kanë dëgjuar këngët, kanë shkruar emrin e Elvanës si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2025, në Zvicër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)

"Suksese në Eurovision 2025 se duhet që tani kush e fiton", shkroi dikush. 

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund

Dikush tjetër u shpreh se Elvana rikthehet pas 5 vitesh për të marrë atë që 'i është vjedhur më parë', referuar edicionit të 58-të, ku Elvana mori çmimin e dytë.

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund

"Elvana do të marrë trofeun këtë herë", tha një tjetër përdorues i Instagram-it.

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund

Lista sapo ka dalë, por njerëzit e kanë një ide se kush mund

Lista e plotë e konkurrentëve:

Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolica