Fitness

8 përfitime nga ushtrimet që nuk lidhen vetëm me trupin

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2024

8 përfitime nga ushtrimet që nuk lidhen vetëm me trupin
FOTO: SHUTTERSTOCK

Nëse edhe ju niseni nga ideja se ushtrimet fizike në palestër apo në natyrë kanë ndikim direkt në aspektin fizik, atëherë me siguri që nuk keni dëgjuar për qasjen e ekspertëve të fitness-it, Rachel Praire dhe Grace Taylor. Ato thonë se përtej pjesës së humbjes së peshës dhe aspektit fizik, ushtrimet kanë ndikim edhe në shumë gjëra të tjera.

Tetë më kryesoret prej tyre janë këtu për ju:

#1 Gjumë i mirë

Një stërvitje e mirë gjatë ditës mund t'ju ndihmojë të qetësoheni kur është koha për të fjetur. Sipas një studimi mbi gjumin dhe stërvitjen, si aktiviteti i moderuar ashtu edhe stërvitja e forcës mund të rrisin cilësinë e gjumit dhe t'ju ndihmojnë të bini në gjumë më shpejt.

#2 Përmirësim i humorit tuaj

Ushtrimet janë një nga mënyrat më të lehta për të ngritur endorfinën, një hormon natyral qetësues ndaj dhimbjeve dhe uljes së stresit.

#3 Niveli i ulët stresi

Stërvitjet janë të lidhura me një shkallë më të ulët të depresionit dhe ankthit. Në një studim të vitit 2016, pjesëmarrësit me depresion të rëndë praktikuan 30 minuta meditim dhe 30 minuta ushtrime aerobike me intensitet të moderuar për tetë javë gjithsej. Rezultati? Përmirësimi i humorit dhe ulje e depresionit.

#4 Përmirësim i aftësive njohëse

Ushtrimet mund të përmirësojnë kujtesën tuaj, aftësitë e të mësuarit dhe zgjidhjen e problemeve.

#5 Kocka më të forta

Ushtrimet mund të ndihmojnë në rritjen e densitetit të kockave kur jeni më të rinj në moshë, duke shmangur kësisoj osteoporozën gjatë moshës së tretë.

#6 Zemër më e shëndetshme

Njerëzit aktivë priren të kenë më pak sëmundje koronare të zemrës se sa personat që nuk rrinë ulur gjatë dhe nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik.

#7 Zakone më të mira

Mendoni pak, respektimi i orareve, të ngrënit në një kohë të caktuar, të fjeturit në një orë të caktuar janë të gjithë faktorë që ndikojnë në ndërtimin e një stili jetese të shëndetshëm, përfshirë edhe zakonet gjatë përditshërisë.

#8 Shtim energjie

Nëse jeni vazhdimisht të lodhur, stërvitja mund t'ju ndihmojë të ndiheni më energjikë. Një studim i vitit 2022 në revistën “Frontiers in Psychology” tregon se ushtrimet në përgjithësi ju japin njerëzve më shumë energji, veçanërisht nëse ata janë të qëndrueshëm në zakonet e tyre.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pop Sugar