
Deklarata e Billie Eilish për “Variety” në vitin 2023, ku u shpreh se “tërhiqej fizikisht edhe nga gratë”, ngjalli jo pak debate mbi orientimin e saj seksual. Por, këngëtarja në kopertinën e “Vogue” u shpreh se është penduar për atë që tha dhe nuk ka më në plan të flasë për jetën e saj apo për dashurinë dhe në fakt, arsyet bëjnë sens.
“Do të doja që askush të mos dinte asgjë për orientimin tim seksual ose asgjë për jetën time sentimentale,” tha këngëtarja e "Birds of a Feather".
Eilish shtoi:
"Unë kurrë nuk do të flas më për seksualitetin tim, madje nuk do të tregoj as me kë po takohem apo nëse kam nisur ndonjë romancë të re,” shtoi ajo.
Eilish pranon se e ka marrë këtë qëndrim, nisur nga qasja personale për jetën private.
“Mendoj se gjithnjë kam nënvlerësuar faktin se i them gjërat hapur dhe me shumë sinqeritet, pa menduar se gjithçka që unë them do të shpërthejë në lajme”, tha Eilish.

Këngëtarja e "What Was I Made For" pranoi se i shihte turnetë muzikor si një mënyrë për të qenë në kontakt me njerëzit dhe admiruesit e muzikës së saj, përtej nevojës për të ndarë “detaje nga jeta private.”
Ndërkohë, Billie është angazhuar së fundmi në fushatën “Power the Polls”, për të nxitur admiruesit e muzikës e saj për të votuar në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire