Celebrity

Çështja e “Diddy-t": Thuhet se Justin Bieber ndihet i neveritur nga skandali

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2024

Çështja e “Diddy-t": Thuhet se Justin Bieber ndihet i

Justin Bieber po i përjeton keq akuzat ndaj ish-mikut të tij të afërt, Sean “Diddy” Combs, i cili gjendet në qeli, për shkak të akuzave për dhunë seksuale, përdhunim, abuzim, trafikim etj. Sipas një burimi për “Us Weekly”, Justin ndihet shumë keq dhe nuk është në gjendjen më të mirë mendore.

“Justin është në një gjendje të keqe mendore. Ai ka shumë histori me “Diddy-n” dhe akuzat ndaj tij kanë qenë të vështira për t’u procesuar”.

Çështja e “Diddy-t": Thuhet se Justin Bieber ndihet i

Një tjetër burim u shpreh se këngëtari i “Peaches”, 30 vjeç, ndihet i neveritur nga skandale.

“Ai është totalisht i neveritur nga skandali i Combs dhe është “këshilluar” që të qëndrojë larg kësaj çështjeje”.

Nga ana tjetër, burime të tjera thonë se Bieber është përqendruar te rolet e tij si baba dhe bashkëshort. “Lumturia e të qenit baba e ka tejkaluar ankthin që ndjen për “Diddy-n”, tha një burim, duke theksuar se ai nuk do të ketë fare lidhje me problemet e Combs.

Çështja e “Diddy-t": Thuhet se Justin Bieber ndihet i

“Kjo ka ndodhur në të shkuarën dhe ai do që të mbetet aty”, u shpreh personi anonim.

Sean “Diddy” Combs është akuzuar nga persona të ndryshëm për trafikim, dhunim, përdhunim, kanosje etj. Rishtazi, ai është akuzuar edhe se ka ngacmuar seksualisht 25 të mitur, një prej tyre 9 vjeç (në momentin e ngacmimit).

Artikuj të sugjeruar: