Art & Libra

Jepet çmimi Nobel për Letërsi

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2024

Jepet çmimi Nobel për Letërsi

Autorja koreano-jugore, Han Kang, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, “për prozën e saj intensive poetike, e cila përballet me traumat historike dhe tregon brishtësinë e jetës njerëzore”. Në veprat e saj, Kang sjell një lidhje të ngushtë mes trupit, shpirtit, njerëzve që janë gjallë dhe atyre që kanë ndërruar jetë.

Jepet çmimi Nobel për Letërsi

Kang, 53 vjeç, e nisi karrierën e saj me disa poezi në një revistë në Korenë e Jugut, para se të debutonte në vitin 1995 me një përmbledhje me tregime të shkurtra. Më tej, ajo nisi të shkruante vepra në prozë, ku më e njohura është “The Vegetarian”.

Jepet çmimi Nobel për Letërsi

Kjo ishte vepra e parë e saj e përkthyer në anglisht. Romani fitoi edhe çmimin ndërkombëtar Man Booker në vitin 2016 dhe në të, përshkruhen përpjekjet e një gruaje të re, e cila jeton një jetë “si bimë”, pasi pëson makthe mizore dhe barbare.

Artikuj të sugjeruar: