
Dihet që Andy Warhol ka krijuar ndër vite portrete të artit pop, sidomos të artistëve që jetuan në epokën e tij, nga Marilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Elvis Presley etj. Ai njihet për ngjyrat e forta dhe transformimin e yjeve në portrete të rralla, me shumë ngjyra.
Por, koleksionit të rrallë të Warhol duket se pjesë e koleksionit të rrallë të piktorit është edhe princesha e ndjerë Diana dhe mbreti Charles. Ai ka krijuar portrete respektive për ta në vitin 1982.
Tani të dy këto piktura, të emëruara "Portreti i princeshës Diana" dhe "Portreti i princit Charles" (asokohe princ), do të dalin sot (10 tetor 2024) në ankand në Londër dhe pritet që të sjellin shuma të konsiderueshme fitimesh.
Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, "përshkrimet mahnitëse të princeshës dhe princit bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së tyre nga fotografi Lordi Snowdon" dhe u krijuan një vit pas dasmës së princit dhe princeshës së Uellsit në 1981.
Piktura e Diana-s pritet të sjellë nga 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga 1.3 deri në 1.9 milionë dollarë.

Në fotot e portreteve, duket Diana e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile smeraldi, me mëngë të fryra, një rreth në kokë me gurë të çmuar dhe diamante, ndërsa fotoja është shkrepur nga ish-bashkëshorti dhe fotografi i famshëm i princeshës Margaret, Lordi Snowdon.
Në pikturë (dhe fotografia ku bazohej Warhol), Diana shfaqet me flokë të shkurtra, me një palë vathë diamanti dhe varëse të madhe me gurë.
Artisti Warhol zgjodhi që ta pikturonte Diana-n në tone gati njëngjyrëshe, ndërsa princi Charles shfaqet në telajo me uniformën e zezë ushtarake dhe i pozicionuar në një sfond me ngjyrë blu të ndezur.
Artikuj të sugjeruar:
- Mbreti Charles do të ndërpresë trajtimin ndaj kancerit, por pse?
- Dokumentari i ri për Diana-n tregon detaje të pazbuluara nga vdekja e saj
- Del në shitje letra e Mbretit Charles ku flet për emocionet pas vdekjes së Dianës
- Thuhet se Diana nuk ka pasur një reagim jo dhe aq të zakonshëm kur Charles i propozoi për martesë
- Arsyeja e veçantë pse Lady Diana mbante gjithmonë një kuletë sateni me vete
Burimi: Marie Claire