Celebrity

Selena Gomez thotë se nuk fle kurrë vetëm në dhomë, por pse?

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2024

Selena Gomez thotë se nuk fle kurrë vetëm në dhomë, por
FOTO: GETTY IMAGES

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor (10 tetor), Selena Gomez ishte e ftuara speciale në samitin “Wondermind's Mental Fitness” në Londër, për të folur pikërisht për këtë betejë në jetën e saj.

Gomez foli për përvojën e saj me shëndetin mendor, duke treguar se jeton e izoluar dhe nën këtë presion prej disa vitesh, ndërkohë që gjen mbështetje te pak njerëz.

Selena Gomez thotë se nuk fle kurrë vetëm në dhomë, por
FOTO: DAVE BENETT//GETTY IMAGES

"Unë nuk kam shumë njerëz në jetën time dhe ky është rrethi i ngushtë, si familja dhe miqtë," tha ajo. “Po punoj me një terapist, por është mirë të kesh edhe njerëz rreth teje që të dëgjojnë. Ekziton një lloj lirie për të hequr dorë nga çdo gjë që ju mban mbërthyer me atë ndjesinë e ngushtimit në fyt,” shton ajo.

Në një tjetër moment, Selena u pyet për mënyrën e kujdesit për veten, sa herë që është e “pushtuar” nga pasiguria apo mungesa e dëshirës për të dalë nga shtëpia. Ky ishte momenti kur artistja zbuloi se kishte pasur shumë problem në të kaluarën me këtë pjesë, sa tani nuk fle kurrë vetëm në dhomën e gjumit.

"Mendoj se të kesh një bisedë pozitive me veten, edhe nëse kjo tingëllon e çuditshme, është me të vërtetë diçka që shërben për mirë. Unë kam pasur momente që kisha frikë të dilja nga makina për shkak të zhurmave, apo të flija vetëm në dhomë nga frikë, ndaj të kesh ankth është kaq ndjesi e keqe. Për vite me radhë nuk doja të largohesha nga shtrati im dhe kjo më pengonte në punën që bëja. Por, ndjesia e frikës së të fjeturit vetëm në dhomë më ka mbetur ende, ndaj sot unë nuk fle kurrë vetëm,” përfundoi ajo.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Elle