Këtë javë u zhvilluar Future2Tech panairi kryesor i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri. Si një lider në fintech dhe pjesë e grupit ndërkombëtar estonez Iute Group, iute mbështeti këtë event si sponsor kryesor dhe shfaqi se si shërbimet e saj i bëjnë financat më të aksesueshme, duke përdorur teknologjinë për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme për klientët.
Panairi u ndoq nga afër nga Drejtorja Ekzekutive e iutePay, Znj. Fatbardha Rino, e cila pas një karierre të gjatë në sektorin tradicional bankar, i është bashkuar fintech në iute.
Në fjalën e saj për mediat Znj. Rino u shpreh se ky panair është një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për të shfaqur risitë më të fundit që iutePay me portofolet e saj digjitale dhe zgjidhjet e reja ofron për klientët, por edhe për të sinkronizuar përpjekjet mes gjithë aktorëve publik dhe privat për të krijuar një mjedis të hapur dhe të sigurt për shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve për të lehtësuar sa më shumë të përditshmen e shqiptarëve.
Në Future2Tech, iute shfaqi përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimin e kujdesit ndaj klientit, ku sistemiet e integruara nga IA vlerësojnë cilësinë e ndërveprimeve me klientët pas telefonatave. Kjo ndihmon në përmirësimin e shërbimit duke ofruar njohuri të zbatueshme për të siguruar që klientët të marrin zgjidhje në kohë dhe efektive, duke rritur kënaqësinë e përgjithshme të klientit. Për më tepër, aplikacioni Myiute ofron një platformë 24/7 për menaxhimin e financave me shpejtësi, komoditet dhe siguri.
Iute është gjithashtu e përkushtuar për të promovuar edukimin financiar, veçanërisht për Gen Z. Aplikacioni Myiute i edukon ata gjithashtu mbi menaxhimin inteligjent financiar duke ofruar opsione fleksibël kredie dhe kontroll të lehtë mbi financat personale.