North, e bija e Kim Kardashian dhe Kanye West, nuk e ka në plan ta lërë të qetë të ëmën. Në një intervistë për “Interview”, Kim e pyeti North shumë seriozisht se si janë gatimet e saj dhe ç’tha North? Atë që nuk e prisnim:
“Po ti s’ke gatuar për ne qysh prej shumë kohësh. Kanë kaluar 2 Halloween-e që prej gatimit tënd të fundit”, u shpreh vajza e madhe e Kim.
Përpos dëshirës për të bërë shaka me prezantimin, ku fillimisht, North thotë se është Tyler, The Creator dhe pastaj, Kanye West, vajza e madhe e Kim, le të themi se tregohet më e sinqertë seç duhet dhe patjetër, interneti vdes për këto momente.
@interviewmag “Didn’t I get in Vogue when I was one?” After her Fall cover shoot, North West answers a few of her mom’s questions @Kim Kardashian @Kim and North ?? Directed by #macshoop Edited by @Julian #northwest #kimkardashian ? original sound - Interview Magazine
“O Zot, e adhuroj North! Është e drejtpërdrejtë si i ati!”; “Kim, thjesht duhet të ndalosh së i bëri pyetje North. Ajo është e paparashikueshme”; “Ditë e re, bllof i ri nga Northie”; “North ka lindur për të torturuar Kim”, ishin disa prej komenteve në rrjetet sociale.
Në intervistë, North tha se Kim gatuan mirë, por ajo që pëlqen më shumë është një gatim me kastravecë dhe kripë. Sipas North, ajo do ta konsumonte gjithë jetën këtë vakt.
Nejse North, mirëkuptoje mamin! Në këtë jetë kaq të shpejtë dhe me miliardat në mendje, kush ka kohë të gatuajë?!
Artikuj të sugjeruar: