Instagramming

Rikthehet drama! Deamishel s’e kursen një kunjë për dënimin e Luizit :)

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Rikthehet drama! Deamishel s’e kursen një kunjë për

Mirë se vini në një botë ku “BBVA 2” ka mbaruar, por jo hatërmbetjet. Është radha e Deamishel Hoxhës që të flasë për çështjen e dënimit të Luiz Ejllit, i cili është dënuar me 1 vit burg nga gjykata e Fierit.

Deamishel, përmes dy postimeve në Instastory, riktheu në vëmendje lajmin e datës 10 tetor që pushtoi mediat.

“Paskemi pas’ lajme në dt. 10 (shoqëruar me një emoji duke qeshur), po hiç mendja. Unë e zënë me eventin”.

Rikthehet drama! Deamishel s’e kursen një kunjë për

Më tej, publikoi një screenshot nga lajmi se Luizi është dënuar nga gjykata dhe shkroi:

“Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi.”

Rikthehet drama! Deamishel s’e kursen një kunjë për

Sa i përket dënimit: Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg, pasi ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Asokohe, këngëtari, përmes vulës së noterit, ka falsifikuar dokumentacionin, për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive, të cilat supozohet se burojnë nga një aktivitet i dyshuar si kriminal. Luizi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, së bashku me një shtetas me nistoret F.A.

Sipas hetimeve, në regjistrat noteriale të vitit 2015, ekzistonte një tjetër deklaratë me të njëjtin numër repertori, por me palë të ndryshme, duke vërtetuar kështu falsifikimin.

“Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme", thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Prokuroria e Fierit bëri me dije se deklarata noteriale, e hartuar nga Luizi, ishte falsifikuar në përmbajtje dhe mbante nënshkrimin dhe vulën e tij, pavarësisht se ai nuk kishte më licencë për të ushtruar funksionin e noterit.

"Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, deklaroi prokuroria.

Deamishel dhe Luizi, brenda dhe jashtë garës në “Big Brother VIP Albania 2” kanë pasur shumë përplasje. Një ndër pikat më kulmore ka qenë kur Luizi e ka ofenduar në një koncert live, duke e sharë nga nëna.

Artikuj të sugjeruar: