Nicole Kidman dhe Salma Hayek u shfaqën të tensionuara me njëra-tjetrën gjatë sfilatës së Balenciaga në Javën e Modës në Paris. Momenti ndodhi më 30 shtator 2024, por tanimë ka marrë gjithë vëmendjen e publikut.
Aktorja e “Big Little Lies” dhe Hayek, 58 vjeç, janë ‘përplasur’ pasi një fotograf u kërkoi atyre që të bënin edhe një foto. Salma e ktheu Nicoke nga kamera, por në atë moment, Kidman shtyu dorën e koleges.
Os fotógrafos tirando fotos da Salma Hayek até a Nicole Kidman parar bem na frente dela e soltar um “don’t touch me” que deixou até a Katy Perry sem graça ? pic.twitter.com/3z5RK6Jfr1
— Central Reality (@centralreality) October 12, 2024
Më pas, ajo shkëmbeu edhe ca fjalë me yllin e “Frida”. Është e paqartë se ç’tha aktorja australiane, por duket se situata nuk ka qenë shumë e ngrohtë mes tyre.
Njerëzit e komentuan situatën në rrjetet sociale. “Nicole është kaq e pasjellshme”; “O Zot, tipike sjellja e një ‘dive’”; “Nicole, ulu me këmbë në tokë”, ishin disa nga komentet.
Të tjerë përdorues të rrjeteve sociale ishin të mendimit se në fakt, Salma nuk kishte pse ta prekte kolegen: “Mbase Nicole nuk do kontakt fizik, e keni menduar?”; “Ok, por kështu do reagoja dhe unë nëse do më preknin”; “S’e di situatën, por Salma mund ta bënte kërkesën thjesht duke folur”.