Çmimin Nobel për Ekonomi iu dha tre ekonomistëve Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson për “studimet se si institucionet formohet dhe e prekin mirëqenien”. Ata do të ndajnë mes tyre çmimin prestigjioz prej 11 milionë dollarësh (kronash suedeze).
Komiteti i Nobelit e vlerësoi treshen e ekonomistëve për shpjegimin e tyre se pse “shoqëritë me sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që e shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për të mirë”.
“Kur europianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan. Përderisa në shumë vende kjo ishte bërë me qëllim të shfrytëzimit të popullsisë indigjene, në vende të tjera ajo i vuri themelet për sisteme politike e ekonomike gjithëpërfshirëse".
“Laureatët kanë treguar se një shfrytëzim për dallime në mirëqenien e shteteve janë institucionet shoqërore që ishin nisur gjatë kolonizimit” – shtoi Komiteti i Nobelit.
Artikuj të sugjeruar: