Celebrity

Çështja bëhet edhe më shokuese: 5 padi të reja kundër “Diddy-t”

Shkruar nga Anabel

15 Tetor 2024

Çështja bëhet edhe më shokuese: 5 padi të reja

Çështja e “Diddy-t” po merr përmasa edhe më të tmerrshme! Legjenda e rap-it është përballur me probleme të shumta gjyqësore dhe aktualisht ndodhet në qeli, edhe pse ka deklaruar se është i pafajshëm. Në gjykatën e New York janë nënshkruar 5 padi të reja kundrejt tij, të cilat e akuzojnë për përdhunim, drogim dhe se reperi i ka kërcënuar deri në vrasje viktimat e pretenduara.

Një grua anonime pretendon se Combs e përdhunoi në vitin 2004, kur ajo ishte 19-vjeçarja (asokohe) dhe po bënte një set fotografik për kompaninë e tij të modelingut. Më tej, ai e mori në dhomën e tij të hotelit në Manhattan. Në “festën më ekskluzive”, ajo u mor gjasme në një dhomë speciale, ku ndodhi edhe sulmi. Gruaja pretendon se Combs sulmoi atë dhe shoqen e saj dhe se i kërcënoi se “do t’i vriste” nëse ato nuk i bindeshin.

Një burrë pretendon se Combs e sulmoi seksualisht në vitin 2008. Sipas tij, Combs dhe 2 roje sigurie e kërcënuan se do ta vrisnin dhe dyshohet se reperi e përdhunoi oralisht. Një tjetër burrë anonim e akuzoi Combs se ai e kishte droguar në një furgon jashtë një prej “festave të bardha”. Sipas tij, ngjarja ndodhi në vitin 2006.

Një tjetër pjesëmarrës në “festën e bardhë” pretendoi se Combs i kërkoi të ulte pantallonat dhe t’i tregonte organin gjenitale, para se t’ia prekte. Asokohe, paditësi ishte 16 vjeç.

Viktima e 5 e pretenduar është një grua, e cila pretendon se Combs e përdhunoi në një festë në vitin 1995. Ajo tha se Combs e goditi me dhunë dhe i përplasi kokën në mur. Më tej, e goditi sërish dhe e përdhunoi.

Kujtojmë se krijuesi i “Bad Boy Records” u arrestua në New York dhe u përball me akuza për trafikim seksual, përdhunim dhe prostitucion.

Artikuj të sugjeruar: