Regjisori i filmit “I, Robot”, Alex Proyas, kritikoi Elon Musk për robotët Cybercab, Tesla Bot dhe Robovan, duke thënë: "A mund të marr dizajnet e mia mbrapsht, të lutem?".
Dizajnet që kompania Tesla reklamoi në fushatën e re të quajtur “We, Robot”, kishin shumë ngjashmëri me produktet që shfaqen në filmin distopik të vitit 2004. Të enjten, Musk organizoi një event në vendndodhjen e Warner Bros në Kaliforni.
Kompania ofroi një pamje ekskluzive të tre produkteve që do të lançohen: Robotin e shumëpritur që vetëorientohet, Cybercab; Robovan-in autonom dhe Optimus, një humanoid robotik autonom që kryen detyra të përgjitshme.
Në rrjetet sociale — përfshirë edhe platformën X — përdoruesit thanë se të tre krijimet ofrojnë dizajne shumë të ngjashme nga filmi i famshëm i “I, Robot”. Alex Proyas, regjisori australian, reagoi gjithashtu duke thënë: “Hej, Elon, a mund t’i marr mbrapsht dizajnet e mia, të lutem?”, duke nënkuptuar se mendon se miliarderi ka kopjuar dizajnet.
Edhe pse Musk nuk u përgjigj, eventi i Tesla-s, tregoi një referencë të qartë nga filmi, duke i lënë njerëzit në dilemë. Disa përdorues të X patën mendime pozitive mbi këtë event, ndërsa disa të tjerë ironizuan prurjet e reja. “Elon, kjo është fantastike!”; “Më pëlqen që Tesla sjell gjithmonë ndryshime kaq të mëdha”; “Një super risi!”, u shprehën mbështetësit e idesë së Tesla-s.
Të tjerë thanë: “Nëse nuk do ishte e kopjuar, do ishte interesante”; “Ok, mund të mos sillje në jetë filmin “I, Robot”; “Ok, totalisht e kopjuar. Mirupafshim Elon”.
Zhgënjimi u pasqyrua edhe në tregun e aksioneve, ku Tesla humbi rreth 9% të fitimeve, në ndryshim nga pritshmëritë që kompania teknologjike ka mbi inovacionet që sjell.
Artikuj te ngjashem: