Victoria’s Secret u rikthye në New York, pas një pauze gjashtëvjeçare. Shfaqja e këtij viti kishte një ndjesi nostalgjie dhe më poshtë po rendisim disa nga momentet më të përfolura:
1.? ?Gigi Hadid hapi shfaqjen
Gigi Hadid hapi shfaqjen, duke sjellë energji dhe stil siç vetëm ajo di.
2.? ?Lisa, Cher dhe Tyla vodhën vëmendjen
Performancat muzikore gjithmonë tërheqin vëmendje në shfaqjen e modës Victoria’s Secret dhe këtë vit vëmendjen e morën Lisa dhe Tyla, të cilat performuan hitet e tyre më të njohura.
Lisa
Tyla
View this post on Instagram
Ndërsa Cher na riktheu pas në kohë me një listë të këngëve të saj më ikonike.
View this post on Instagram
3.? ?Engjëjt u rikthyen
Një numër i madh i ish-engjëjve të Victoria’s Secret u rikthyen në pasarelë. Fytyra të njohura si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Irina Shayk, Behati Prinsloo, Joan Smalls, Candice Swanepoel dhe Barbara Palvin Sprouse pushtuan pasarelen duke shtuar një dozë nostalgjie në spektakël.
4.? ?Ikona të tjera shkelën pasarelën
Ikonat e modës si Ashley Graham dhe Paloma Elsesser bënë debutimin e tyre në shfaqjen e Victoria’s Secret në 2024, së bashku me yjet e reja, Anok Yai, Alex Consani, Devyn Faith Garcia, He Cong dhe Jill Kortleve.
5.? ?Kate Moss në Victoria’s Secret
Supermodelja ikonike e viteve '90, Kate Moss, bëri debutimin e saj në shfaqjen e Victoria’s Secret në 2024. Ajo kishte veshur një fustan të zi me dantellë dhe një set të koordinuar lingerie poshtë, si dhe nje pale krahe me pupla.
6.? ?Tyra Banks mbylli shfaqjen
View this post on Instagram
Tyra Banks rikthehet në pasarelë, për ta mbyllur shfaqjen me shumë klas dhe duke dhuruar shumë nostalgji te njerëzit.
Artikuj të sugjeruar: