Celebrity

Chiara Ferragni thotë se Fedez e ka tradhtuar o.O

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2024

Chiara Ferragni thotë se Fedez e ka tradhtuar o.O

Ndoshta tradhtia e Fedez ka qenë shkak për prishjen e martesës me Chiara Ferragni-n. Të paktën kështu la të nënkuptohet influencuesja në një intervistë për “Striscia la Notizia” për zërat se ata kishin një marrëdhënie të hapur me Fedez, Chiara Ferragni zbuloi versionin e saj mbi historinë me reperin italian, duke u shprehur:

“Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur. Vetëm nëse çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo,”- duke nënkuptuar se Fedez s’ka qenë besnik ndaj saj, duke ndezur kështu të tjera dilema për divorcin e shumëpërfolur.

Fedez dhe Chiara Ferragni, njoftuan ndarjen e tyre në fund të vitit 2022. Marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së njerëzve, pasi çifti shpesh ndante jetën e tyre në rrjetet sociale. Thashethemet e para për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë pasi Chiara rrëfeu se po kalonte disa vështirësi personale në postimet e saj.

Ndërkohë, ajo përflitet se ka nisur një lidhje të re me sipërmarrësin italian Silvio Campara, të cilën po e mban tejet private.

Artikuj të sugjeruar: