Kim Kardashian po realizon ëndrrën e saj për t'u bërë avokate, në njëfarë mënyre. Ajo do të luajë rolin e një avokateje divorci në një serial të ri, të quajtur “All’s Fair”, me regji të Ryan Murphy.
Kim është fotografuar në sheshxhirimin e serialit, i cili do të sjellë për publikun dinamikën e një drame ligjore. Ajo luan rolin e një avokateje të suksesshme divorci.
Seriali, me një sezon të parë prej 8 episodesh do të nisë transmetimin vitin e ardhshëm dhe përfshin në kast dhe aktoret e njohura si: Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash. "All's Fair" paraqet historinë e një avokateje divorcesh dhe pronares së një firme ligjore vetëm për gra në Los Angeles.
Ndërkohë, në jetën e vërtetë, Kim vazhdon të studiojë për t'u bërë avokate dhe nuk e ka kaluar ende provimin e avokatisë!
Artikuj të sugjeruar: