
Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe të nxisni rritjen e tyre, duhet ta dini se ky proces kalon përtej përdorimit të shampove dhe maskave të shtrenjta. Ushqimi i mirë dhe i pasur me vitamina, të cilat flokët i kanë shumë të nevojshme, është thelbësor. Materiali i nevojshëm për rritjen e flokëve vjen posaçërisht nga ushqimet e pasura me proteinë. Nëse nuk konsumojmë një sasi të mjaftueshme proteinash, flokët nuk do të jenë në gjendjen që ne dëshirojmë.
Ja 5 ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për flokë të shëndetshëm.
1. Avokado

Ushqimet e pasura me yndyra të shëndetshme, si avokado, janë thelbësore për shëndetin e flokëve. Acidet yndyrore omega 3 ndihmojnë në ushqimin e folikulave të flokëve, të cilat mbështesin forcën e fijeve të flokëve dhe i mbajnë ato me shkëlqim. Mishi i peshkut, arrat dhe bajamet janë gjithashtu të rekomandueshme. Avokadot dhe bajamet janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant që ndihmon në ushqimin e flokëve dhe skalpit.
2. Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili jo vetëm që është i rëndësishëm për shëndetin tonë imunitar, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.
3. Lëngu i kockave

Lëngu i kockave është një nga prodhuesit më të mirë të kolagjenit, i cili i jep flokëve forcë dhe mbron indet lidhëse.
4. Papaja

Papaja ka nivele të larta të vitaminës C. Portokajtë, si dhe fruta të tjera agrumesh janë gjithashtu burime të mira vitaminash. Vitamina C është ideale për rritjen e flokëve sepse ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e rezervave të kolagjenit.
5. Brokoli

Brokoli është i pasur me acid folik, dhe kur acidi folik është i ulët, ai mund të çojë në flokë të dobët, të hollë ose të brishtë. Hani sa më shumë perime si lakrat e Brukselit, brokoli dhe lulelakra—të gjitha janë ushqime të pasura me acid folik.
Artikuj te ngjashem: