Celebrity

Konfirmohet romanca e Angelina Jolie?

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2024

Konfirmohet romanca e Angelina Jolie?

Romanca e përfolur e Angelina Jolie me reperin britanik Akala duket se po bëhet gjithnjë më serioze. Aktorja e famshme, 49 vjeç, e cila është e njohur për rolin e saj në filmin “Maleficent”, thuhet se e ka futur fshehurazi muzikantin 40-vjeçar në dhomën e saj në hotelin “The Corinthia” në Londër, javën e kaluar.

Sipas burimeve për “US Sun”, Jolie dhe Akala kanë kaluar të mërkurën dhe të enjten së bashku në hotel dhe nuk janë larguar prej tij gjatë këtyre ditëve. Reperi u bashkua me aktoren dy orë pasi ajo mbërriti në hotel.

Konfirmohet romanca e Angelina Jolie?

Konfirmohet romanca e Angelina Jolie?

“Akala u largua nga hoteli në një prej makinave të Angelina-s të premten - disa orë përpara premierës së filmit të saj në British Film Institute,” tha burimi, duke iu referuar filmit të saj të ardhshëm, “Maria,” i cili u shfaq në Festivalin e Filmit në Londër.

Çifti po përdor makina të ndara dhe hyrje sekrete për të mbajtur marrëdhënien larg syve të publikut. Edhe pse të dy morën pjesë në premierë, ata u fotografuan duke mbërritur veçmas.

Artikuj të sugjeruar: