
Paraqitja e fundit e Gabrielle Union në tapetin e kuq ka ndezur spekulime në lidhje me pamjen e saj.
Aktorja 51-vjeçare mori pjesë në Gala Museum Academy në Los Angelos, duke mahnitur të pranishmit me një fustan në ngjyrë të purpurt të stiluar nga Elie Saab, ndërsa u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Dwyane Wade, ish-basketbollist profesionist.
Pavarësisht fustanit të saj mbresëlënës, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte ndryshimi i dukshëm në faqet e saj, duke shkaktuar një valë reagimesh nga njerëzit.
Shumë komentues në një postim në Instagram shprehën shqetësim dhe konfuzion, duke pyetur: “Pse do ta bënte këtë me fytyrën e saj? Jam e trishtuar.” Një tjetër komentoi: “E ka prishur fytyrën,” ndërsa disa sugjeruan se duhej të hiqte mbushësit e fytyrës për t’u rikthyer në pamjen natyrale.

Gabrielle ka folur më parë për presionin që ndjen për paraqitjen e saj në botën e Hollywood, duke theksuar se preferon një pamje më natyrale.
Ajo ka treguar se ka provuar disa trajtime, por botox-i nuk funksionon për të. “Trupi im e përthith botox-in si Skittles,” tha ajo. “Ajo që dua më shumë janë trajtimet PRP, ku të nxjerrin gjakun dhe e rikthejnë në lëkurë.”
Union e ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes personale për sa u përket këtyre çështjeve: “Çdo ditë duket se ka një gjë të re, por në fund është zgjedhja e secilit individ.”

Artikuj të sugjeruar: