Celebrity

U përfol se “tradhtoi” Benny Blanco-n: Reagon Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2024

U përfol se “tradhtoi” Benny Blanco-n: Reagon Selena Gomez

Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë: “Qetësohuni!” … dhe po e bën të qartë që gjithçka është në rregull mes saj, të dashurit Benny Blanco dhe partnerit të saj në film, Édgar Ramírez, pas incidentit viral që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Aktorja shkëlqeu në premierën e filmit të saj të ri, “Emilia Pérez”, në Los Angeles dhe u pa duke kaluar kohë cilësore me të dashurin dhe mikun e saj të ngushtë në festën e organizuar pas premierës, në ambientet e “Mother Wolf”.

U përfol se “tradhtoi” Benny Blanco-n: Reagon Selena Gomez

Siç mund ta shihni në fotot e publikuara, Selena, Benny dhe Édgar dukeshin si “3 shokë të pandashëm” teksa përqafoheshin të gjithë bashkë gjatë eventit të industrisë, të veshur me të zeza. Selena kishte krahun e saj të mbështetur mbi supin e Benny, ndërsa Édgar buzëqeshte nga ana tjetër.

Nëse kishte ndonjë siklet pas natës së nxehtë të kërcimit mes Selenës dhe Édgar, duket se gjithçka është zhdukur tashmë.

Siç raportoi më parë TMZ, Selena u bë virale pasi u pa duke kërcyer shumë afër me Édgar gjatë ndalesës së turneut të Sabrina Carpenter “Short n’ Sweet” në Madison Square Garden, muajin e kaluar.

Disa prej komenteve ishin të drejtpërdrejta dhe kritike. Një komentues pyeti: “A janë ndarë Benny dhe Selena?” Ndërsa një tjetër shkroi: “Mendoj se të gjithë po thonë ‘PO MBRETËRESHË!’ Por nëse Benny do ta bënte këtë me ‘shoqen e tij më të ngushtë,’ të gjithë do të çmendeshit. "Më fal, Selena e tradhtoi kaq hapur?"; Vetëm po them që kjo s’është fare në rregull.” Një tjetër përdorues i TikTok theksoi: “Selena më jep energji të madhe ‘pick me’".

Edhe pse disa njerëz e konsideruan se Selena dhe Édgar ishin tepër të afërt, këngëtarja sqaroi situatën duke postuar një video të re ku përmendte vetëm të dashurin e saj, Benny.

Selena, më vonë, adresoi të gjithë zhurmën online, duke shkruar: “O Zot, si guxova të kërcej me mikun tim më të mirë!”.

Artikuj të sugjeruar: