Celebrity

Kylie Jenner flet për prishjen e miqësisë me Jordyn Woods: “Isha zemërthyer, por më duhej!”

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2024

Kylie Jenner flet për prishjen e miqësisë me Jordyn Woods:

Kylie Jenner e kupton se ndonjëherë disa miqësi, si ajo e saj me Jordyn Woods, ‘kanë nevojë për një ndalesë’. Sipërmarrësja 27-vjeçare, u shpreh në një intervistë për Elle se "ishte zemërthyer" kur lidhja e saj e ngushtë me Woods u tensionua në vitin 2019.


“Sa herë që ndodhte diçka, e mirë apo e keqe dhe kisha nevojë të telefonoja dikë, gjithmonë ishte ajo aty për mua. Humbja e një personi të tillë më bëri të ndihem shumë e vetmuar, por duhej ta kaloja dhe diçka të tillë.”


Më tej Jenner reflektoi: 


“Mësova kaq shumë, fitova kaq shumë pavarësi dhe isha aty për veten time. Më ndihmoi të rritem pak, sepse ishim kaq të lidhura”.


Megjithatë, Jenner rrëfen se nuk i kishte ndërprerë marrëdhëniet me mikeshën e saj plotësisht: "Ne gjithmonë kemi tentuar të flasim për gjërat që ndodhën, kështu që kurrë nuk ka qenë një ndarje e plotë; ishte një distancë e nevojshme," tha ajo.


Gjithashtu, gjatë një episodi të muajit maj të “The Kardashians”, Kylie rrëfeu se ‘mendonte se kishte një distancë më të shëndetshme në marrëdhënien me Woods’ duke shtuar se ato ‘flisnin të paktën një herë në muaj’ me njëra-tjetrën.

Konflikti me Woods nisi kur kjo e fundit u puth me Tristan Thompson, që ishte asokohe partneri i Khloe Kardashian, motrës së Kylie-t, veprim i cili rezultoi në prishjen e miqësisë midis të dyjave. Megjithatë, duket se mëritë e së shkuarës janë lënë pas dhe marrëdhënia e vajzave tashmë qëndron në ujëra të qeta.

Artikuj të sugjeruar: