Selena Gomez dhe Benny Blanco kanë sjellë magjinë e Halloween-it më herët këtë vit, duke u transformuar në personazhe nga “Alice in Wonderland.” Çifti ka rikrijuar dy prej figurave kryesore të historisë së famshme, me Selenën të veshur si Alice dhe Benny-n si “Kapelëbërësi i Çmendur”.
View this post on Instagram
Në disa foto të postuara në Instagram, Selena shfaqet si Alice me një fustan blu të lehtë, çorape të bardha, taka dhe një paruke bionde me një fjongo të zezë. Ndërkohë, Benny shfaqet me fytyrë të lyer në të bardhë, një paruke të kuqe të dendur, kapelë të madhe dhe një veshje shumëngjyrëshe.
Këto pamje kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve, të cilët i kanë mbështetur me komente të shumta për kreativitetin dhe përshtatjen e tyre të veçantë për festën e Halloween-it. “Çifti i veshur më bukur për Halloween”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton “ti je më e bukur se Alice”, drejtuar Selenës.
Artikuj të sugjeruar: