Flokët

Modeli i flokëve të Kim është yll dhe kaq i thjeshtë për t'u rikrijuar

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2024

Modeli i flokëve të Kim është yll dhe kaq i thjeshtë

Kim Kardashian është një kameleon i vërtetë kur vjen puna për modelet e veçanta të flokëve. Së fundmi, ylli i “The Kardashians” ka sjellë një stil të ri, flokë super të gjatë shoqëruar nga elementi i vecantë i gërshetave të vegjël “baby braids” të shpërndara në mënyrë të shkujdesur.

Sigurisht që ky stil i ri bëri zhurmë në rrjetet sociale për faktin se mund të rikrijohet shumë thjeshtë. Është e vërtetë që Kim ka një pafundësi stilistësh dhe parukierësh, por në këtë rast nuk ju duhet një ushtri e tërë njerëzish që kujdesen për flokët tuaj, madje nuk ju duhet as shumë kohë.

Themeluesja e SKIMs publikoi disa foto në Instagram-in e saj, ku shihej me gërshetat e vegjël që binin lehtësisht në sy. Për të, gërshetat nuk janë një stil i ri apo i pasjellë më parë, por jo në këtë formë. “Është një stil që Kim-it i shkon shumë” u shpreh Dimitris Giannetos, stilisti i saj i flokëve. Sipas tij, ky look duhet të përcjellë një imazh të shkujdesur por elegant, sikur sa je zgjuar por dukesh përsëri yll.

Modeli i flokëve të Kim është yll dhe kaq i thjeshtë

Si ta rikrijojmë ne këtë model që pritet të shndërrohet në trendin më të ri?

Nuk ka aspak rëndësi nëse keni flokë të gjatë si Kim apo një prerje të shkurtër (një tjetër trend në qarkullim), ju duhet të bëni dy ose disa gërsheta të vegjël dhe kjo merr vetëm pak minuta nga rutina juaj e përditshme.

Paraprijini stilimit të flokëve duke i sjellë ato në formën e tyre optimale me shampo të thatë ose ndonjë spraj për të përmirësuar teksturën. Është e rëndësishme të krijoni strukturën e duhur që gërshtetat të shkojnë në harmoni me flokët tuaj.

Më pas, merrni seksione të vogla flokësh dhe filloni të krijoni gërshetat, jo të shtrënguar shumë. Kapini dhe sigurojini mirë me llastikë elastikë, ngjyra e të cilëve përshtatet me ngjyrën e flokëve tuaj. Mundohuni t’i lironi pak pasi t’i keni kapur që të krijojnë idenë e gërshetave disi të çrregullta.

Përfundojeni stilimin me një spraj fiksues të nivelit të ulët që të qëndrojnë ashtu si dëshironi ju gjatë gjithë ditës. Në pak minuta mund të ndiheni dhe ju si Kim Kardashian.

Artikuj të sugjeruar: