Celebrity

Çfarë?! Sean “Diddy” Combs akuzohet se ka përdhunuar një 10-vjeçar

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2024

Çfarë?! Sean “Diddy” Combs akuzohet se ka

Sean “Diddy” Combs po përballet me një padi të re tronditëse. Sipas padisë së paraqitur në New York, ai ka droguar dhe përdhunuar një djalë 10-vjeçar.

Padia është bërë të hënën dhe djali në fjalë, i cili do të qëndrojë anonim, ka akuzuar reperin se në vitin 2005, e ka droguar dhe përdhunuar. Në dokumentet e siguruara nga TMZ, djali e ka takuar reperin në një hotel pranë “Madison Square Garden” dhe është shprehur se ka performuar disa këngë për Combs, duke qenë se shpresonte të bëhej reper. Nga ana tjetër, “Diddy” i kishte thënë se do ta kthente në një yll. Më tej, ai e pyeti se çfarë do të bënte për t’u bërë një yll dhe djali tha: “Gjithçka”.

Djali tregoi në padi se Combs i ofroi një pije me gaz, e cila e bëri të ndihej “çuditshëm”. Akuzuesi mendon se “Diddy” i kishte hedhur GHB dhe ekstazi në pije. Më pas, ai mban mend se “Diddy” i tha se duhet të bënte ca gjëra për të dhe e detyroi që t’i bënte seks oral.

Sipas padisë, djali pretendon se kur u rikthye në gjendjen normale, i kishte pantallonat e ulura dhe mendon se është përdhunuar. Ai shtoi se Combs e kërcënoi se do t’i lëndonte familjen nëse ai tregonte se ç’kishte ndodhur. Djali u shpreh se u kishte treguar prindërve, por ata nuk kishin bërë një padi për shkak se kishin frikë.

Avokatët e Combs i mohuan akuzat në një deklaratë për Page Six, duke thënë se këto janë deklarata qesharake dhe të rreme. “Z. Combs dhe skuadra e tij ligjore kanë besim të plotë te faktet dhe integriteti i procesit juridik. Në gjyq do të tregohet e vërteta se z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht dhe nuk ka trafikuar askënd, qoftë burrë, grua apo i mitur”.

Rikujtojmë se Sean “Diddy” Combs po përballet me një sërë akuzash për trafikim, sulm seksual, përdhunim, drogim dhe kërcënim. Ai ndodhet në paraburgim që prej arrestimit në muajin e kaluar në New York.

Për më shumë, të rekomandojmë këto artikuj: