Njerëzit nuk e fshehën zhgënjimin e tyre me urimin që Kim Kardashian i bëri Caitlyn Jenner për ditëlindjen e 75-të, të cilin disa e quajtën të ftohtë dhe të sforcuar.
Ylli i “The Kardashians” postoi në Instagram një foto të vetme me Jenner, të cilën e shoqëroi me një përshkrim të shkurtër: “Gëzuar 75-vjetorin. Të dua.” Jenner iu përgjigj duke komentuar: “Të dua shumë. Faleminderit për gjithçka.”
View this post on Instagram
Por, ndjekësit vunë re se ky urim nuk kishte ngrohtësinë e zakonshme të Kim-it në postimet e tjera të ditëlindjeve të familjes. Një komentues shkroi: “E shkurtër dhe e thjeshtë, me një foto të vetme...” Një tjetër shtoi: “Duket kaq e sforcuar. Kimmy, e dimë që s’kishe qejf ta bëje këtë postim.”
Disa ndjekës të tjerë e përshkruan përshkrimin si të “lodhur,” ndërsa dikush tjetër komentoi: “Ah, ky është postimi yt.’” Një tjetër shkroi: “Hahaha, duket sikur e bëri vetëm nga detyrimi. Ku është eseja që shkruan zakonisht për familjen?”
Ky postim i Kim për ditëlindjen e Jenner vjen disa muaj pasi ajo reagoi ndaj komenteve të Jenner, e cila e quajti “të llogaritur” në dokumentarin “House of Kardashian” që u shfaq në nëntor 2023.
Në episodin e parë të sezonit të pestë të serialit të familjes në Hulu, Kardashian tregoi se këto komente nuk i bëjnë përshtypje: “Kam pasur një njerk të mrekullueshëm që më ka rritur,” tha ajo. “Prandaj, asgjë që thuhet edhe nëse është e shtrembëruar, nuk do të më bëjë të mendoj ndryshe për jetën që kam pasur.”
Artikuj të sugjeruar: