Jo, s’po bëjmë shaka, është fiks siç e lexove në titull! Ti, me të drejtë do të mendosh se s’ka asnjë gjasë që të shpëtosh nga trafiku i tmerrshëm i kryeqytetit tonë të zhurmshëm, por me siguri, s’të ka shkuar mendja që të çash përmes tij me një skuter të lezetshëm, i cili të bën të mbërrish në destinacion më shpejt se ç’e kishe menduar.
E kemi fjalën për skuterat BinBin! Një zgjedhje tejet efikase, sidomos në ditët kur je super vonë për të shkuar diku.
BinBin është një kompani private turke, e cila operon në 5 vende, 17 qytete dhe është prezente edhe në Shqipëri për të ta bërë më të lehtë qarkullimin. Është një skuter cute, bojëqielli, i lehtë në përdorim dhe për ta marrë, mund të paguash me kartë nga aplikacioni i BinBin, ose cash në një nga 65 kioskat kudo nëpër Tiranë.
BinBin është thjesht shpëtim për ty që e ke zët të ngecësh në trafik! Madje, do të të tregojmë edhe një sekret të vogël. Në të ardhmen, BinBin do të sjellë edhe vespat elektrike, për një përvojë 'alla italiane". Mund të shëtisësh rreth e qark Tiranës me një vespa, të organizosh një takim të këndshëm romantik, të shkosh diku shpejt dhe lehtë…s’ta kemi merakun për idetë.
Rishtazi, BinBin organizoi edhe një event, ku Anabel ishte pjesëmarrës. Gocat tona e provuan dhe e aprovuan BinBin si një skuter të thjeshtë dhe të shpejtë.
View this post on Instagram
Siç thonë edhe gocat tona: Sillu mirë me BinBin dhe përdore shpesh për të lënë pas trafikun dhe vargun e gjatë të makinave. Ah, edhe jepi me kujdes!