Social Buzz

“Brat” (frymëzuar nga albumi i Charli XCX) shpallet fjala e vitit nga fjalori Collins

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2024

“Brat” (frymëzuar nga albumi i Charli XCX) shpallet fjala e

Edhe pse shumica prej nesh e kemi lënë pas “verën brat”, e cila u frymëzua nga albumi me të njëjtin emër i Charli XCX dhe përqafoi stilin me ngjyra si e gjelbra dhe qëndrimin e pakoordinuar, duket se ekipi i fjalorit Collins nuk e ka harruar tendencën. “BRAT” është tanimë fjala e vitit 2024.

Në fjalor, “brat” ishte përcaktuar si “dikush, veçanërisht një fëmijë”, që “sillet keq ose të bezdis”, por është zgjedhur si fjala e vitit për shkak të një kuptimi të ri që ka fituar: “karakterizuar nga një qëndrim me vetëbesim dhe i pavarur.”

“Brat” është një nga fjalët më të përfolura të 2024-s”, theksoi Collins. “Vera brat” krijoi një estetikë dhe një mënyrë jetese që u përqafua nga shumë njerëz në mbarë botën.

Në listën e 10 fjalëve të përzgjedhura për vitin 2024 ka edhe një tjetër fjalë të frymëzuar nga një yll i muzikës pop: “era”, që lidhet me turneun e famshëm “Eras” të Taylor Swift. Ndërkohë, fjala “supermajority” reflekton vitin e mbushur me zgjedhje.

Siç ndodh shpesh kur bëhet fjalë për fjalët e vitit, shprehjet e përdorura gjerësisht në rrjetet sociale dominojnë listën. “Yapping” - që i referohet dikujt që flet shumë - është bërë një term popullor në TikTok, po ashtu si edhe “looksmaxxing”, i përkufizuar nga Collins si “tentativë për të rregulluar pamjen fizike”.

Në listë është edhe “delulu”, që është forma e shkurtuar e “deluded” (iluzionuar) dhe e përdorur gjerësisht në rrjetet sociale, bashkë me “rawdogging”, që fillimisht i referohej seksit pa prezervativ, por tani përdoret për të përshkruar bërjen e diçkaje (si udhëtimet me avion apo tren) pa asnjë formë argëtimi ose mbështetje. Ndërkohë, “brainrot” – “një gjendje ku truri nuk funksionon qartë për shkak të konsumit të tepruar të përmbajtjeve online me cilësi të ulët” - gjithashtu është pjesë e listës.

Listën e plotë e përmbyllin “anti-tourism” – që përshkruan kundërshtimin ndaj turizmit masiv dhe “romantasy”, një nënzhanër i fantazisë me elementë romantikë, që është bërë jashtëzakonisht i famshëm vitet e fundit falë autorëve si Sarah J Maas dhe Rebecca Yarros.

Drejtori i përgjithshëm i Collins, Alex Beecroft, u shpreh se: “Me shumë nga fjalët e veçanta të këtij viti që janë popullarizuar nga gjeneratat Z dhe Alpha, mund të themi me plot besim se kjo është lista më ‘brat’ ndonjëherë!”

Artikuj të sugjeruar: