Hyrja e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit në edicionin e tretë të “BBVK” ka ngjallur reagime të shumta dhe njerëzit kanë komentuar shumë, duke akuzuar produksionin e reality show-t për promovimin e dhunës. Drenusha e ka akuzuar ish-bashkëshortin, Atillën, për dhunë dhe ka paraqitur prova e foto të dhunës në disa media dhe nisur nga kjo, komentuesit i kanë dalë në mbrojtje Drenushës, duke thënë se ish-i shoqi i saj nuk ka vend në “BBVK” dhe se nuk duhet që në asnjë mënyrë të promovohet dhuna.
View this post on Instagram
Disa persona kanë shkruar jashtë ambienteve të Klan Kosovës “Jashtë dhunuesit”; “Bojkoto Klanin (Kosovën) etj.
@spicy.clips.d DHUNUESIT JASHT!!! #bigbrother #klankosova #fyp #fyppppppppppppppppppppppp #foruyou #bbvk3 #kosovo ? ????? - DR3AM7NG
Ndërsa Klan Kosova raportoi se është kryer një sulm huligan në ambientet e televizionit, ku 4 gra kanë dalë nga një automjet dhe kanë hedhur mjete të rrezikshme, duke rrezikuar zjarrvënien dhe u bërë rrezik për jetën e punëtorëve.
Pas kësaj ngjarjeje, e cila ende nuk është konfirmuar nëse është e lidhur me pjesëmarrjen e ish-bashkëshortit të Drenushës në “BBVK”, televizioni e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka kërkuar që organet e rendit të merren me çështjen.
Njerëzit nuk janë ndalur aspak, duke komentuar thuajse në çdo postim në Instagram-in e “BBVK”.
Të shumtë janë njerëzit që pyesin me të drejtë se si një dhunues mund të jetë pjesë e reality show-t.
Të tjerë e quajnë Drenushën një "grua të fortë", e cila po përballet me një situatë të vështirë.
Komentues të tjerë thonë se duhet bojkotuar programi dhe se produksioni ka gabuar rëndë me këtë vendim.
Artikuj të sugjeruar: