Showbiz dhe TV

Drenusha flet për prezencën e ish-burrit në “BBVK”: “Nuk ndihem e kërcënuar”

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2024

Drenusha flet për prezencën e ish-burrit në “BBVK”:

“Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një video të banores Drenusha Latifi pas situatës së krijuar nga hyrja e ish-bashkëshortit të saj në këtë format.

Në videon e publikuar shfaqet Drenusha, e cila shprehet se gjithçka priste ishte një kërkim falje nga ish-bashkëshorti, Atilla Kardeshi, të cilin e ka akuzuar publikisht për dhunë fizike.

Siç ajo thekson në dhomën e rrëfimit, nuk ndihet e kërcënuar nga prezenca e tij.

“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se “Big Brother” e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike. Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkim falje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, shprehet Drenusha.

Kjo video publikohet pas një reagimi të ashpër publik dhe jo vetëm.

Më herët, ministria e Drejtësisë së Kosovës deklaroi se ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Atillës nga “Big Brother VIP Kosova”, pasi prezenca e tij përbën dhunë psikologjike për Drenushëm, si dhe shkakton pasoja psikologjike te fëmijët e ish-bashkëshortëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

 

Artikuj të sugjeruar: