Atilla Kardesh, ish-burri i Drenushës, është larguar nga “BBVK”, sipas postimit në llogarinë zyrtare të reality show-t në Instagram.
Ndërkohë, përpara largimit Atilla ka treguar arsyet e largimit para banorëve të tjerë.
Duke iu drejtuar Drenushës ai theksoi se fëmijët e tyre janë arsyeja e largimit.
“Unë kam qenë këtu për t’i treguar edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë përgjegjësi edhe e imja edhe e jotja, dhe nuk ia vlen asgjë përpos atyre fëmijëve”, tha ai.
Po ashtu, ai kërkoi që e shkuara të hidhet pas dhe për hir të fëmijëve raporti mes tyre të rregullohet.
“Unë uroj që konflikti, urrejtja të futen në dhé e të shohim përpara për ato dy fëmijë”, shtoi ai.
Atilla hyri në shtëpi në spektaklin e “BBVK” të premten, duke shkaktuar shumë reagime që dënonin produksionin për këtë vendim, por edhe vetë atë. Ai është denoncuar publikisht nga Drenusha për dhunë fizike, ndërsa autoritetet e kanë pajisur me urdhër mbrojtje.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Ministria e Drejtësisë kërkoi tërheqjen e ish-burrit të Drenushës nga “BBVK”: Reagon Milaim Zeka
- Drenusha flet për prezencën e ish-burrit në “BBVK”: “Nuk ndihem e kërcënuar”
- Hyrja e ish-burrit të Drenushës në “BBVK
- Drenusha Latifi përballë ish-bashkëshortit: “BBVK” në qendër të kritikave për promovimin e dhunës
- Rrëfimi tronditës i banores së ‘BBVK’: “Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të m’i marrë fëmijët”