Hezitimi ndaj të takuarit me dikë që ka pak ose aspak histori marrëdhëniesh romantike në jetë, është plotësisht i kuptueshëm. Është e vështirë të heqësh idenë e ngulitur në shoqëri se mungesa e përvojës automatikisht e bën dikë të papërshtatshëm, jo vetëm për takime, por për gjithçka: nga puna, tek aplikimet për apartamente, te kredia.
Çfarë konsiderohet përvojë e vlefshme është subjektive dhe fatkeqësisht, shoqëria na thotë se mungesa e saj do të thotë që nuk je gati për diçka ku mund të jesh krejtësisht i aftë gjithsesi, për të mos përmendur, diçka që mund ta meritosh. Vetëm sepse dikush ka pasur shumë marrëdhënie romantike apo asnjë të tillë, nuk do të thotë që ai do të jetë partneri i përsosur për ty! Ata që kanë përvojë në takime mund të dështojnë në marrëdhënie po aq shpesh sa dhe ata që nuk kanë shumë përvojë.
Përvoja në marrëdhënie romantike mund të të ndihmojë të kuptosh çfarë do dhe çfarë nuk do, ke kaluar nëpër uljet dhe ngritjet e një marrëdhënieje, ke mësuar nga gabimet që duhet të shmangësh dhe idealisht, kupton llojin e dashurisë që meriton.
Ama, kjo nuk është mënyra e vetme për të mësuar si të jesh një partner i mirë. Ka shumë për të mësuar duke vëzhguar dinamikat në marrëdhëniet rreth teje, ato të prindërve të tu, apo ato të miqve të tu. Për më tepër, takimet rastësore dhe "situationships-et” gjithashtu mund të çojnë në mësime të mëdha! A ka pasur ndonjëherë një etiketë mbi marrëdhënien është më pak e rëndësishme se çfarë ata kanë mësuar nga vetë marrëdhënia.
Të jesh një partner i mirë ka të bëjë me atë që je në harmoni me vlerat e tua dhe ke pjekurinë për të punuar në një marrëdhënie me dikë që e do. Përvoja e jetuar mund të ndihmojë, por nuk është gjithçka. Një fletë e bardhë do të thotë pa bagazhe, pa xhelozi dhe pa supozime, thjesht hapësirë për një lidhje të vërtetë dhe autentike.
Kështu që herën tjetër që heziton të takohesh me dikë që ka pak përvojë në takime, mundohu të kujtosh se ata mund të mos e kenë gjetur ende personin e duhur dhe ky person mund të jesh ti. :) Mos lejo që supozimet të të ndalojnë dhe t’ju mbajnë larg dashurisë që të dy meritoni.
Artikuj të sugjeruar: