Menu Kryesore

Deputetja e Parlamentit të Kosovës tregon se është diagnostikuar me kancer gjiri

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2024

Deputetja e Parlamentit të Kosovës tregon se është

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se është operuar pas diagnostikimit me kancer të gjirit së fundmi.

Duke ndarë rrëfimin e saj me të tjerët përmes rrjeteve sociale, ajo i ka inkurajuar të gjitha gratë që të bëjnë kontrollet rutinore në mënyrë që të shmangin zbulimin e vonë të kësaj sëmundjeje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mimoza Kusari Lila (@mimozaklila)

“Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia,” ka shprehur Kusari-Lila në postimin e saj duke inkurajuar gjithë gratë e tjera t’u nënshtrohen kontrolleve të herëpashershme.

Deputetja ka treguar se fatmirësisht ka arritur ta zbulojë sëmundjen e saj në një fazë të hershme dhe se trajtimi ka qenë më i lehtë për këtë arsye.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda,” ka vazhduar ajo.

Muaji i kaluar, tetori, i njohur si muaji rozë, shënoi muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Artikuj të sugjeruar: