"Throning" është trendi më i ri i takimeve nga “Gen Z”. Ndonëse emërtimi është i ri, fenomeni është mjaft i vjetër, po aq sa vetë dashuria.
Çfarë është “Throning”?
"Throning" është një term që përdoret për të përshkruar një lloj të veçantë të një marrëdhënieje, ku një person trajtohet si qendra e vëmendjes ose si "mbret/mbretëreshë". Ky term shpesh përfshin trajtimin e partnerit me një përkujdesje të veçantë, vëmendje maksimale ose duke plotësuar dëshirat e tij/saj.
Thënë ndryshe, nga vetë emri kjo marrëdhënieje konsiston në vendosjen e një “froni” figurativ të njërit prej partnerëve.
Në të vërtetë, kjo është një formë e hipergamisë, e cila ka ekzistuar që me fillimet e takimeve romantike. Hipergamia është praktika e të dalurit ose martesës me dikë me status më të lartë, në përpjekje për të përmirësuar disi pozitën tënde. Ndërsa hipergamia mund të ketë një gamë qëllimesh të ndryshme, qëllimi i "throning" është shumë specifik: të dalësh me dikë për të rritur reputacionin tënd. Në këtë rast, nëse je në një lidhje me një person të suksesshëm ose të famshëm, të tjerët priren t’iu shohin edhe juve si të tillë.
Në fakt, ky trend nuk kufizohet vetëm në marrëdhëniet e dashurisë.
Shumë njerëz synojnë të bëhen të njohur apo suksseshëm duke u shoqëruar me personat e arrirë në vendin e punës, shkollë ??apo ambiente të tjera sociale.
Epo, kush nuk e ka hasur në punë atë person që ka ndikim thjesht sepse është i afërt me shefin?
Në takime si në fusha të tjera të jetës, është e rëndësishme të jeni të qartë për qëllimet tuaja. Nëse doni të kuptoni se dikush po iu përdor përmes kësaj taktike, kushtojuni vëmendje këtyre shenjave:
Ata vazhdojnë t'ju përmendin ose ju pyesin për reputacionin tuaj: Njerëzit kanë tendencë të flasin më shumë për atë që u intereson më shumë.
Ata ju bëjnë lajka dhe mburren me ju para të tjerëve: Komplimentet mund të jenë si sheqeri, të ëmbla në sasi të arsyeshme, por të dëmshme kur tejkalohet masa.
Ata duken të përqendruar te vetja dhe tepër të shqetësuar për reputacionin e tyre: A rrotullohet bota rreth meje?!
Ata janë më të mirë me ju publikisht sesa privatisht: Nuk do të donin që të tjerët të shihnin se si ju trajtojnë vërtet.
Ata duket se nuk janë të interesuar për ju si person dhe nuk ndajnë shumë për veten e tyre: Në fund të fundit, ata nuk do të dëshironin të krijohej ndonjë lidhje e vërtetë emocionale apo jo?
Ata duket se janë shumë të interesuar për reputacionin e të tjerëve: Ata mund të jenë gjithmonë në kërkim të një “shkalle” më të lartë për t'u ngjitur pasi ju t'i keni shërbyer qëllimit tuaj.
Artikujt të sugjeruar:
- Intimiteti emocional vs intimiteti fizik: Pse na duhen të dyja
- Ja e vërteta se pse ai po ju injoron papritur
- 3 gjëra që duhet t’i diskutosh gjithmonë në një marrëdhënie
- Ndryshe nga ç’mund ta mendosh, të pasurit pak përvoja romantike nuk përbën një problem
- Shenja jo shumë të dukshme që një burrë po ju gënjen