Art & Libra

Nis Panairi i Librit! Çmimet që do të jepen

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2024

Nis Panairi i Librit! Çmimet që do të jepen

Ngjarja më e rëndësishme e librit në Shqipëri rikthehet sërish. Panairi i librit çel këtë të mërkurë edicionin e tij të 27-të.

Panairi nisi sot, 13 nëntor dhe do të vijojë deri më 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Ashtu si çdo vit, Panairi i Librit do të shpallë në përfundim më të mirët në kategoritë: “Shkrimtari më i mirë”, “Përkthyesi më i mirë”, “Libri më i mirë studimor” dhe “Libri më i mirë i letërsisë për fëmijë”.

Kujtojmë se në vitin 2023 u fituan këto çmime:

• Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 iu dha znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion:

• Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 iu dha znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass.

• Çmimi për veprën më të mirë studimore për vitin 2023 iu dha zotit Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”.

• Çmimi për librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023 iu dha znj. Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”.

• Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge iu dha Znj. Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir.