Dramat nuk kanë fund në “Big Brother VIP Kosova”!
Deklarata (skandaloze) e Xuxit ndaj Xhenetës ka revoltuar banorët, por edhe shikuesit, të cilët kërkojnë largimin e tij nga shtëpia.
Çfarë ndodhi?
Në një video të bërë virale kudo në rrjet, Xuxi ka përmendur nënën e Xhenetës, e cila e ka braktisur këtë të fundit që në vegjëli. Përpos përmendjen së familjes, ai nuk ka kursyer as fyerjet ndaj Xhenetës dhe nënës së saj duke thënë: “Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna moti ty. E përmend nënën e nëna e ka lënë kur i ka pas 1 vjet. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet, çka me thënë më shumë? E ka nënën aty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet, çfarë familje e degjenerume. Më ka thënë që nuk do kurrë me pa, hajt se më thellë janë senet këtu”, u shpreh Xuxi mes tjerash.
Pasi video u bë virale, “Vëllai i Madh” i dha një mundësi Xhenetës që të dëgjonte se çfarë deklaroi Xuxi për familjen e saj. Në këmbim, çmimit të madh do t’i hiqeshin 10 mijë euro.
Xheneta zgjodhi videon dhe..siç pritej u lëndua nga ajo që dëgjoi.
Reagimet e komentuesve:
Shumica e komentuesve dënuan ashpër sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Xuxi, teksa kërkuan largimin e tij me zarf të zi.
Artikuj të sugjeruar:
- Ndodh puthja e parë (romantike) në “BBVK”
- Videoja virale në të cilën ofendon banoren e “BBVK”: Reagon Milaim Zeka
- Rezart Veleshnja reagon pas përjashtimit nga
- A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve psikologjike?
- Ministria e Drejtësisë kërkoi tërheqjen e ish-burrit të Drenushës nga “BBVK”: Reagon Milaim Zeka