Sport

Jake Paul mposht legjendën Mike Tyson: “Një ikonë dhe frymëzim për mua”

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2024

Jake Paul mposht legjendën Mike Tyson: “Një ikonë dhe

Jake Paul mposhti legjendën e boksit Mike Tyson në një përballje të shumëpritur. Dyshja, me një diferencë moshe prej mbi tre dekadash u ndoqën me shumë interes.

Fitorja për YouTuber-in e shndërruar në boksier profesionist u transmetua në Netflix.

Paul mundi Tysonin me vendim unanim pas tetë raundesh të plota, secili prej të cilëve kishte nga dy minuta. Tyson u tregua i fuqishëm, por duket se fuqitë i ranë teksa përballja vijonte. Kjo bëri që Paul të motivohej duke e venë Tysonin në vështirësi në raundet e fundit.

Pas shpalljes së vendimit, dy boksierët u përqafuan. Paul shprehu admirimin e tij për legjendën e këtij sporti, duke e quajtur “si më të mirin ndonjëherë në këtë sport.

“Ai është GOAT (Më i Madhi i Të Gjithëve). Unë e admiroj, frymëzohem prej tij. Ky njeri është një ikonë.”, tha ai.

Nga ana tjetër, Tyson e quajti Paul si një boksier mjaft të mirë.

Artikuj të sugjeruar: