Ish-zëdhënësi i Pallatit Mbretëror, Murat Balla, ka zbuluar detaje të marrëveshjes së ndarjes të pasurisë mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Kjo e fundit ka përfituar një biznes me vlerë mbi 1 milionë euro, ambient ende në ndërtim.
“Elia Zaharia ka marrë një biznes shumë të majmë, një biznes me vlerë mbi 1 milionë euro. Është ambient i ri tregtar që po ndërtohet në një pallat të ri. Atë e ka pasuri të sajën. Princi gjithashtu jep çdo muaj 1 mijë euro pension për vajzën.
Kur u ndanë, Princi ka puthur të bijën, i ka thënë Elias lamtumirë dhe ka marrë rrobat për të jetuar në një apartament tjetër. Fillimisht vetëm dhe më pas me këtë vajzën. Këtë e ka bërë sepse situata ka qenë shumë e ndehur,”– tha ai.
Ai ka dhënë detaje edhe sa i përket arsyeve të divorcit dhe mesa duket, sipas tij, kriza mes ish-bashkëshortëve ka nisur prej të patën dy vitesh para ndarjes.
Ndarja e pasurisë thelloi më tej konfliktet mes tyre, zbuloi ai në emisionin “Shqipëria Live”.
“Është rënë dakord që zonja Zaharia do të marrë një apartament dhe një dyqan për biznes. Këtë banesë do e ketë së bashku me vajzën e saj, deri në ditën që ajo do martohej. Por për të jetuar në pallatin mbretëror, nuk lejohej pasi është pronë e familjes mbretërore. Ajo jetonte në pallat deri sa të bëhej gati apartamenti. Kjo ka qenë marrëveshje e ish-çiftit. Në momentin që Zaharia martohet me dikë tjetër apartamenti i ngelet vajzës, por Elia nuk mund të jetojë aty në sy të vajzës me dikë tjetër. Ndarja e tyre ka nisur dy vite para asaj videoje. Nuk kanë funksionuar shumë gjera dhe më pas u mblodhën dhe shpërtheu konflikti për shkak të interesave ekonomike. Kur një gjë nuk funksionon, nuk gjykohet sepse aty është dhimbja, që e çoi marrëdhënien e tyre deri në tragjedi.
Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje pas videos të bërë publike.
Artikuj të sugjeruar:
- Prokuroria kërkon dënimin me burg të Elia Zaharias dhe Leka Zogut
- Është zyrtare! Princ Leka konfirmon lidhjen në Instagram
- Kush e shpërndau videon me përmbajtje dhune mes princ Lekës dhe Elia Zaharisë?
- Amos flet për gjendjen e Elias pas divorcit: “Kur erdhi dallga, gjithçka ishte shumë traumatike”
- Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit të princit Leka dhe Elia Zaharisë