Style Tips

Si të kemi një garderobë *pak e saktë*, sipas ekspertëve?

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2024

Si të kemi një garderobë *pak e saktë*, sipas

Në librin e tij të vitit 1994, Weniger, Aber Besser, stilisti industrial gjerman Dieter Rams shkroi në mënyrë karakteristikë se "dizanji më i mirë është sa më pak që të jetë e mundur."

Ai i referohej parimeve të dizajnit të produktit, por kjo teori mund të zbatohet po aq lehtë në veshjet tona, veçanërisht duke pasur parasysh se në dekadat e fundit ka pasur një rritje drastike në sasinë e rrobave që blejmë, teksa cilësia e modës së shpejtë lë shumë për të dëshiruar.

Çdo vit, diku midis 80 miliardë dhe 150 miliardë artikuj të rinj prodhohen globalisht, ndërsa individualisht ne tani blejmë pesë herë më shumë rroba sesa në vitet 1980, shpesh duke veshur artikuj rreth shtatë deri në dhjetë herë përpara se t'i hedhim.

Kjo, kryesisht për shkak të reklamave në rrjete sociale dhe marketingut që sa vjen e bëhet më prezent në forma të ndryshme virtuale.

"Moda ka të bëjë me risinë," tha për BBC Tiffanie Darke, eksperte e modës. "Ne si krijesa jemi gjithmonë duke u përpjekur të ecim përpara dhe të rinovojmë veten, qoftë ky një sezon i ri, një zgjidhje e një fillimi të ri apo një punë e re. Ne duam të përparojmë dhe veshjet përbëjnë një pjesë vërtet të rëndësishme të kësaj."

Por, sipas ekspertëve, teoria “pak është shumë” sjell përfitime jo vetëm sa i përket planetit, por edhe shëndetit tonë mendor.

Si të kemi një garderobë “pak e saktë”

Krijoni një garderobë me veshjet kryesore që janë të mjaftueshme. Kjo garderobë përmban këmisha të bardha dhe xhaketa apo të tjera veshja që nuk dalin kurrë nga moda.

Për ekspertët, momenti i krijimit të kësaj garderobe vjen pas “redaktimit apo reduktimit” fillestar.

Pasi të keni nxjerrë veshjet që ju pëlqen të vishni, mund të shihni se çfarë mungon. Bëni një listë të këtyre artikujve "të munguar" në telefonin tuaj dhe foksusoni blerjet tuaja të ardhshme vetëm te këto veshje.

"Kur rizbuloni diçka të mahnitshme që në fakt e keni në garderobë, është ndjenja më e mirë në botë," thotë eskperti Barron, duke shtuar se për shkak se ciklet e tendencave qarkullojnë shumë shpejt, është një ide e mirë të mbash gjëra të tilla si xhinset në garderobë, pasi në cilindo variant moda e tyre rikthehet dhe ju mund t’i vishni pa pasur nevojë të blini të reja.

"Ju vishni vetëm 30% të asaj që zotëroni," shprehen ekspertët duke theksuar se blerjet janë shpesh herë të panevojshme.

Po ashtu, ekspertët sugjerojnë se fustane apo disa veshje të caktuara mund t’i merrni me qira për të eksperimentuar duke mos rrezikuar që të blini diçka që më vonë nuk do iu pëlqejë më.

Ndikimi pozitiv që frenimi i blerjeve ka në jetën tonë

Të mund të punosh me veten dhe frenosh dëshirën e blerjeve të rrobave që mbase nuk do iu duhen ndikon pozitivisht në psikologjinë tonë, sipas eksperteve.

"Ndalimi i dëshirës së pafundme ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në çdo aspekt tjetër të jetës. Merrni vendime të tilla dhe do ndiheni më mire. Bërja e gjërave të tilla ndërton vetëvlerësimin dhe vetëkontrollin. Më pak blerje krijojnë hapësirë ??për më shumë kursime dhe para, më shumë kohë për të përjetuar jetën dhe më shumë kohë për të shijuar atë që tashmë keni."