Në emisionin “Andale Sport” me Florin, Benardin dhe Xhastin nuk munguan kritikat ndaj Sylvinho-s, trajnerit të kombëtares, i cili, sipas tyre, po luan me frikë dhe pa “guxim”. Dhe kur thonë frikë, nuk e kanë fjalën për të frikësuar kundërshtarët, por për të mos rrezikuar vetë fare.
Ndeshja kundër Çekisë, siç thonë ata, dukej si një “fiksim për të dalë barazim” edhe pse në letër duhet të luanim vetëm për fitoren. Përveç kësaj, u trajtua çështja e minutave për lojtarë si Muçi dhe Uzuni, që janë në formë shumë të mirë. Po Asllani? Në fushë, edhe pse i dëmtuar. Zgjedhje interesante, por paksa të diskutueshme, por tek e fundit prandaj kemi çunat e Andale!
Dhe këtu, Benardi lëshoi “perlën”:
“Nëse për 50 minuta lojtari s’të ka dhënë asgjë, ndoshta është koha ta ndërrosh.”
Nga ana tjetër, Flori e hodhi pyetjen që të gjithëve na shkon ndër mend: “Ku është goli?” Ata thonë se sulmi është problematik. Taktika edhe më problematike.
Por nuk mbaron këtu. Keisiana, e cila në këtë debat i hyri si “thjesht një vajzë”, kishte vetëm një kërkesë:
“Ju lutem, mos ma shani Sylvinho-n. Është shumë seksi.”
Dhe pyetja që mbetet për ne është: A i falen zgjedhjet e gabuara Sylvinho-s për pamjen e tij? Për ta zbuluar ju sugjerojmë të kaloni tek linku më poshtë: