Paraqitja e fundit e Donatella Versace ka lënë të gjithë gojë hapur! Ajo impresionoi fansat me pamjen e saj rinore të dielën.
Krijuesja e “Versace”, 69 vjeçe, veshi një fustan të gjatë me mëngë të gjata në ngjyrë bakri, të tejdukshëm, me shirita me shkëlqim mbi një bodysuit të zi pa shpatulla, teksa mori pjesë në galanë bamirëse të premieras së “The Devil Wears Prada: The Musical” në Teatrin Dominion.
Por vëmendjen nuk e mori veshja. E gjithë vëmëndja u përqendrua te pamja e saj e freskët dhe rinore.
Pasi u fotografua në tapetin e kuq, fansat u drejtuan në mediat sociale për ta komplimentuar pamjen e saj.
"Ajo duket e mrekullueshme. Jam e lumtur që ka ndryshuar grimin," shkroi një përdorues.
"Jam kaq e lumtur që hoqi dorë nga sytë e errët," komentoi një tjetër.
"Grimi më i lehtë e ndriçon fytyrën e saj dhe është një përmirësim i madh!" shtoi një komentues.
"Me siguri ka disa prekje delikate, pasi mendoj se vetëm një ndryshim i plotë do të tërhiqte vëmendjen! Ajo duket mirë gjithsesi!" shkroi një përdorues tjetër.
Një tjetër shtoi, "Ajo duket më mirë se në vitin 2014."
View this post on Instagram
Në premierën bamirëse “The Devil Wears Prada”, përveç Versace, ishin të pranishëm shumë yje të tjerë, përfshirë Elton John dhe bashkëshortin e tij David Furnish, Elizabeth Hurley, Lily Collins, Vanessa Williams, Luke Evans, dizajnerët e modës Zandra Rhodes dhe Betsey Johnson dhe redaktorja kryesore e “Vogue”, Anna Wintour.
Artikuj të sugjeruar: