“Festivali i Këngës” në RTSH, një nga ngjarjet muzikore më prestigjioze që zhvillohet në Shqipëri, ka publikuar së fundmi 30 këngët e artistëve konkurrues, në kanalin e tyre në You Tube.
Koncepti vizual i këngëve, i cili ka dalluar për frymën moderne, u realizua nga regjisori i Festivalit, Redi Treni.
Drejtuesja artistike e edicionit të 63-të, Elhaida Dani, u shpreh se qëllimi i publikimit të këngëve këtë edicion në formatin e tyre të plotë, qe për “të krijuar një lidhje më të fortë mes këngëtarëve, kompozitorëve dhe publikut”.
“Festivali i Këngës” do të mbahet në datat 19-22 dhjetor dhe si çdo vit nuk do të garohet vetëm për çmimin e madh, por edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025.
Këngët e Festivalit të 63-të në RTSH:
Algert Sala - "Bosh"
Alis - "Mjegull"
Ardit Çuni - "Amane"
Devis Xherahu - "Ka momente"
Djemtë e Detit - "Larg"
Elvana Gjata - "Karnaval"
Endrik Beba - "Ishe ti"
Epos - "Kurajo dhe zjarr"
Erma Mici - "Mbaje"
Frensi Revania - "Rreziko"
Gjergj Kaçinari - "Larg jetës pa ty"
Gresa Gjocera - "E vërteta"
Jet - "Gjallë"
Kejsi Jazxhi - "Kur bota hesht"
Klea Dina - "Dashuri ndiej"
Kleansa Susaj - "Ta dija"
Laorjan Ejlli & Adelina Correj - "A thu"
Lorenc Hasrama - "Frymë"
Luna Çausholli - "Qiell apo Ferr"
Mal - "Antihero"
Martina Serreqi - "Nëse qaj"
Mihallaq Andrea - "Porositë e babait"
Nita Latifi - "Zemrës"
Orgesa Zaimi - "I parë"
Rea Nuhu - "Sot"
Ronaldo Mesuli - "N'zemër"
Santino de Bartolo - "Kur nata vjen si bora"
Shkodra Elektronike - "Zjerm"
Stine - "E kishim nis"
Vesa Smolica - "Lutem"