Instagramming

Billie Eilish: "Rrjetet sociale janë cigaret e mia"

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2024

Billie Eilish: "Rrjetet sociale janë cigaret e mia"

Këngëtarja Billie Eilish është shprehur se marrëdhënia e saj me rrjetet sociale është problematike, duke e krahasuar atë me varësinë ndaj cigareve. Në një intervistë për “Complex”, ajo shpjegoi se pavarësisht se përpiqet të distancohet nga platformat si Instagram dhe TikTok, e ka të vështirë të qëndrojë larg, veçanërisht kur është në turne.

"Unë kam qëndruar larg Instagram dhe TikTok për disa muaj, gjë që ka qenë e mrekullueshme." 

Megjithatë, ndërsa promovonte albumin e saj të fundit, “Hit Me Hard and Soft”, nevoja e saj për t'u lidhur me fansat e saj e bëri atë të kthehej në përdorimin e këtyre platformave.

“Më pëlqen të shoh videot nga koncertet, mënyrën se si njerëzit ndihen për shfaqjen. Nëse diçka duket e gabuar, unë dua ta rregulloj atë. Por kur hyj në internet për këtë qëllim, përfundimisht më tërheqin. Më pas gjithçka shkon keq dhe unë ngec”, tha ajo.

Pavarësisht sfidave, Eilish foli edhe për anët pozitive të mediave sociale, siç janë ‘seancat’ pyetje-përgjigje që ajo zhvillon me fansat e saj. 

Marrëdhënia e saj me rrjetet sociale nuk është diçka e re. Në një intervistë të mëparshme me Stormzy për revistën iD, ajo deklaroi se ndihet e lodhur nga bota virtuale.

 “Nuk dua të ndaj gjithmonë detaje personale të jetës sime, por në të njëjtën kohë dua që njerëzit të ndihen të dëgjuar dhe kuptuar nëse kanë përjetuar gjëra të ngjashme me mua”, shtoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Artikuj të sugjeruar: