Mendja

Sekreti për të bërë një burrë për vete qëndron tek ngjyra e thonjve?

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2024

Sekreti për të bërë një burrë për vete

Nëse mendonit se sukseset në takime kërkojnë fjalë të mëdha ose truke të ndërlikuara, mbase është koha ta rimendoni. 

“Pardon, një paketë guxim dhe një manikyr të kuq, ju lutem!” Nëse mendonit se sukseset në takime kërkojnë fjalë të mëdha ose truke të ndërlikuara, mbase është koha ta rimendoni. 

Sipas një teorie virale e njohur si “teoria e thonjve të kuq”, një manikyr i thjeshtë mund të jetë çelësi. Po, thjesht zgjidh të kuqen perfekte për thonjtë e tu dhe prit që universi të të dhurojë mesazhe flirtimi, komplimente në rrugë, apo edhe një ftesë për darkë.

TikTok-erja Robyn Delmonte, e cila shpiku këtë teori, betohet se sa herë mban thonj të kuq, vëmendja e meshkujve është e garantuar. Dhe s’është vetëm ajo! Shumë përdoruese të tjera ndajnë përvoja të ngjashme, duke deklaruar se ngjyra e kuqe në thonj duket si një “magnet dashurie”. Por, çfarë fshihet pas kësaj mode?

Çfarë është “teoria e thonjve të kuq”?

Kjo teori sugjeron se burrat tërhiqen më shumë nga gratë që përdorin manikyr të kuq. Sipas seksologes Dr. Melissa Cook, kjo ngjyrë lidhet me vetëbesimin, feminitetin dhe sensualitetin. 

Nga ana tjetër, ngjyra e kuqe ka qenë gjithmonë simbol i pushtetit, joshjes dhe elegancës. Hollywood-i e ka promovuar këtë simbolikë për dekada, nga buzëkuqi klasik i aktoreve të viteve ‘50 deri te filmat modernë. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se ngjyra e kuqe shpesh shkakton një reagim të pavetëdijshëm tërheqjeje.

Si ta provosh vetë këtë teori?

Nëse dëshiron t’i japësh një mundësi kësaj teorie, ja disa këshilla:

Zgjidh nuancën e duhur: Për lëkurë të çelur, një e kuqe me ton blu është perfekte, ndërsa për tonet e errëta rekomandohen nuanca si burgundy apo ngjyrë “tulle”.

Përshtate me sezonin: Verës përzgjidhni nuancat e gjalla, ndërsa dimrit ato të errëta dhe elegante.

Kufizimet e teorisë

Sigurisht, jo çdo vëmendje është e garantuar. Ekspertët paralajmërojnë se kjo teori është më shumë argëtuese sesa shkencë. Ajo e thjeshton shumë kompleksitetin e tërheqjes dhe mund të krijojë pritshmëri të parealizueshme. Për më tepër, të bazosh vetëvlerësimin te trende të tilla mund të nxisë lidhje sipërfaqësore.

“Teoria e thonjve të kuq” është padyshim një trend argëtues, por jo garanci për dashuri të përjetshme. Zgjidh ngjyrën e thonjve që pasqyron personalitetin tënd dhe që të bën të ndihesh mirë. Në fund të ditës, vetëbesimi yt është arma më e fortë për të bërë për vete dikë - me ose pa thonj të kuq.

Artikuj të sugjeruar: