Celebrity

Interneti po bën shumë qejf me momentin që mund të rezultonte fatal për aktoren

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2024

Interneti po bën shumë qejf me momentin që mund të

Nina Dobrev ishte pothuajse viktimë e një tjetër aksidenti të frikshëm derisa bashkë-yjet e saj në “The Vampire Diaries” u futën dhe e shpëtuan ditën ashtu si kohët e vjetra.

Gjatë konventës festive të “Epic Con's I Was Feeling”, në Gjeorgji, gjatë fundjavës, Nina ndërsa fliste në skenë me ish-bashkë yjet e saj, për pak u godit nga vendosja metalike e skenës pas saj. Pak para se tabela pas saj të fillonte të rrëzohej, aktoret Candice King dhe Kat Graham vepruan menjëherë dhe ndaluan heroikisht objektin të përplasej me kokën e Ninës.

Dyshja kuptuan se Nina ishte në rrezik pasi një person nga audienca bërtiti: "Kujdes!". Falë reflekseve të shpejta të çiftit, brenda pak sekondash, ato kuptuan se çfarë po ndodhte dhe penguan që tabela të rrëzohej.

Koha e të gjithave ishte ironike pasi të pranishmit pohuan se ish-treshja e ‘Vampire Diaries’ po diskutonin lëndimet e tyre të mëparshme në xhirim pak para incidentit.

Në X, një fans shkroi: "Dekada më vonë dhe ata ende po mbrojnë Elenën". Një tjetër shtoi: "Elena po shpëtohet nga Caroline dhe Bonnie... ashtu si kohët e vjetra." Dhe dikush tjetër tha: "Unë e pashë këtë video në vazhdimësi këtë mëngjes! Reflekse të shpejta dhe ata nuk janë plakur asnjë ditë që nga 'TVD'?!" Dhe një person i katërt bëri shaka: "Ajo përdori shpejtësinë e saj të vampirëve".

Kjo vjen pasi Nina ishte më parë viktimë e një aksidenti me motoçikletë që e çoi në spital në fillim të këtij viti. Në maj të vitit 2024, aktorja 35-vjeçare pësoi lëndime të rënda nga një përplasje e papritur me biçikletë, gjatë së cilës ajo theu kupën e gjurit.