Nëse keni lëkurë të yndyrshme me tendenca akneike, acidi glikolik mund të ndryshojë jetën tuaj. Ky acid bën një eksfolim të butë pa irrituar lëkurën, largon qelizat e vdekura, mbyll poret dhe ndihmon në eliminimin e papërsosmërive, si puçrra dhe njolla të zeza.
Megjithatë, përfitimi kryesor i acidit glikolik është se ai bën më shumë sesa të luftojë puçrat. Ky përbërës mundet gjithashtu të trajtojë hiperpigmentimin, shenjat e akneve, si dhe parandalon rrudhat. Me pak fjalë, është një nga “armët më të fuqishme” për një lëkurë të pastër.
Çfarë është saktësisht acidi glikolik?
Acidi glikolik është një lloj i acidit alfa-hidroksilik (AHA) që vjen nga kallami i sheqerit. Ai i përket të njëjtës kategori me acide të tjera, si acidi laktik (që vjen nga qumështi i fermentuar dhe thuhet se ishte i preferuar nga Kleopatra), acidi tartarik (nga rrushi) dhe acidi citrik, i cili vjen nga agrumet.
Por acidi glikolik është unik. Nga AHA-të, acidi glikolik është më i thjeshti në strukturë dhe më i lehtë. Ky acid ka peshën më të ulët molekulare. Kjo peshë e ulët molekulare do të thotë që është i lehtë për t’u depërtuar në lëkurën tuaj dhe është jashtëzakonisht efikas.
Në takimin e radhës me dermatologen, konsultohuni lidhur me markën apo detaje mbi këtë acid dhe jepini një shans ;)
Artikuj të sugjeruar: