Të ka shkuar në mendje koktejli yt i preferuar? Ndalu! Ka të reja në kryeqytet! Colonial Tirana, origjinale si gjithnjë në atë se çka ofron për klientelën, sjell koktejlin Mane, frymëzuar nga sipërmarrësi i njohur Samir Mane. Koktejli që vjen si pjesë e një trendi tashmë prej vitesh në botë - për të ofruar koktelje me emra personazhesh të njohur – është krijuar nga baristi Ilir Dushkaj, që i ka dhuruar Tiranës për plot 12 vite një koktejl bar unik e me standarde të larta shërbimi.
Koktejli Mane vjen si produkt i një kombinimi kreativ ingredientësh, ndërsa gëzon ekuilibër të përsosur mes strukturës, aromës, shijes dhe ngjyrës.
Kjo pije e cila nuk duhet humbur, përmban:
- Gin të aromatizuar
- Pure të frutave ekzotike
- Lëng lime
Nëse ti bën pjesë në grupin e atyre të cilët kërkojnë që një gotë t’iu japë ndjesi freskie, ëmbëlsi dhe njëherazi shije paksa të thartë, koktejli Mane duhet provuar me patjetër. Ne e kemi provuar dhe mund të themi se është FANTASTIKE!