Muzika

3 tekstet më të bukura të këngëve në “Festivalin e Këngës”

Shkruar nga Anabel

11 Dhjetor 2024

3 tekstet më të bukura të këngëve në

“Festivali i Këngës”, edicioni i 63-të, do të mbahet këtë vit në datat 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Ndër 30 këngët konkurruese, pas një shikimi të vëmendshëm, mendojmë se këto janë ndër tre tekstet më të bukura të këngëve të paraqitura këtë vit:

 

1. Shkodra Elektronike – “Zjerm”; Teksti: Beatriçe Gjergji & Lek Gjeloshi

Teksti i plotë:

“Në këtë minut’

në këtë çast

no paranoia.

Pas shiut

e ylbertë

duket bota.

Nepër rrugë

asnjë ambulancë,

kurrkush s’të flet me arrogancë,

edhe sot na thanë që s’prishet koha.

 

Përfundova nën ujë

Kurrë s’m’u tha goja

Imagjino një minut’

Pa ushtarë

Pa jetimë

As një shishe në oqean

Naftës i vjen era jargavan

Lirinë e fjalës

Ta mëson shkolla

 

Krijo në mua

Një zemër t’pastër

Në natën time,

Të dërgoj dritën

Aman miserere,

Aman miserere.

 

Në zemren time,

Në zemren teme,

Ky minut’ do të vazhdojë.

Njerëzit e mirë,

Njerëzit pa emër,

Kërcejnë valle në shpirt.

Jarna ne ti toka time,

Ku kam lindë s’do të harroj,

Jarna ne ti bota ime,

Vazhdo me shndrit,

Shndrit,

Shndrit.

 

Zjerm!

Bjer mbi valet tona tribal

Që ushtojnë sa orteku kur bjen n’male

 

Zjerm!

Njerz’t pa emën e njerz’t e dlirtë njësoj kputen e bijnë

Si 7 thika që t’ngulen n’shpirt

 

Zjerm!

Këtu flen deti, rana e hana

E yjet s’I shohim se yjet na i shkelë kamba kur ecim n’jerm

 

Zjerm!

Jena t’utnë për flakë e dritë

E t’kërkojmë…

N’kyt terr që s’pranë tuej

Shndritë

 

Krijo në mua

Një zemër t’pastër

Në natën time,

Të dërgoj dritën

Aman miserere

Aman miserere

 

Në zemrën time

Në zemrën teme

Ky minut’ do të vazhdojë

Njerëzit e mirë

Njerëzit pa emër

Kërcejnë valle në shpirt

Jarna ne ti bota ime

Vazhdo me shndrit

Shndrit

Shndrit

Shndrit"

 

2. Jet – “Gjallë”; Teksti: Elios Shuli

 

"Diellin,

Ma ke mohuar, më the shko!

Vetëm në pika lotësh,

Po jetoj.

Dielli,

Si dora jote më çjerr sot.

A të vlen falja ime,

Kur vetja s’të do…?

M’thuj,

Ke provu në dashni m’u rrëzu’?

Ke provu lotët me i kaplu’?

Ke provu t’jesh vetëm, kur të gjithë janë k’tu?

Ja ky isha unë kur të tashë ty të du’.

Merri teshat, e digju me ta!

Merre zemrën që vetëm më la!

Ti merri e merri, unë mo s’i dua!

As në frymën tjetër për ty, jo nuk jam.

A më sheh nga larg, ja ku jam.

A e sheh si pa ty ia dal?

Unë jam gjallë, jam gjallë.

A më sheh nga larg, ja ku jam.

A më sheh si pa ty ia dal?

Unë jam gjallë, jam gjallë…

Ajër marr.

Emrin peng s’ta mbaj.

N’zemër dot s’të mbaj,

S‘të mbaj… s’të mbaj.

Në zemër nuk të mbaj.

Brenda meje, zhurma jote më nuk fle.

Brenda meje, dielli digjet, si rrufe.

Më nuk do qaj.

Inat s’të mbaj.

A më sheh nga larg, ja ku jam.

A e sheh si pa ty ia dal?

Unë jam gjallë, jam gjallë.

A më sheh nga larg ja ku jam

A më sheh si pa ty ia dal

Unë jam gjallë jam gjallë…

Ajër marr."

 

3. Mal – “Antihero”; Teksti: Mal Retkoceri

 

"Si një freak show

Ec ktë rrugë vetëm

Person i lumtur shtirëm

Si një rebel më beso,

Një antihero

     

Sjam hero si se dallon?

N'mendje kam diqka qe nuk shkon

Në reflektim vetën shoh

Një antihero

 

(Oooooooh)

Antihero

(Oooooooh)

Si një freak show

(Oooooooh)

Vetën eh shoh

(Oooooooh)

Një antihero

      

Sjam hero në të cilin besojne

As legjendë për të cilin këndojnë

Jam ai që askush nuk e do

Një antihero

    

Nuk kam krah që të fluturoj

Prap se prap për në qiell lart synoj

Si i debuar jetën shoh

Si antihero

     

Ec ktë rrugë vetëm

Person i lumtur shtirëm

Si një rebel më beso,

Një antihero

    

Sjam hero si se dallon?

N'mendje kam diqka qe nuk shkon

Në reflektim vetën shoh

Një antihero

 

Ndonjëher pres fundi të filloj

Mbrenda kam plagë që dot si mbuloj

Mundohem të mos mbes vetëm eko,

Si një antihero

 

Në reflektimin tim vetën nuk e njoh

Shoh vetëm një antihero

(Oooooooh)

Antihero"

 

Artikuj të sugjeruar: